Willian në Real Madrid, Chelsea e gjen një super-zëvendësim

Pista e kalimit të Willian nga Chelsea te Real Madrid, vazhdon të aktualizohet çdo ditë e më shumë.

Sport

30/07/2018 18:31

Pas dështimit për të transferuar Eden Hazard, Real Madrid është kthyer nga një tjetër lojtar i Chelsea.

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të transferojnë yllin brazilian Willian, duke i propozuar Chelsea një ofertë të pranueshme.

Në rast largimi të Willian, Chelsea do të intervenojë menjëherë për të sjellë zëvendësuesin e tij.

Mediet në Angli raportojnë se Roman Abramovich do të hyjë në garë për të transferuar amerikanin e talentuar të Borussia Dortmund, Christian Pulisic./Lajmi.net/