Willian mbron Brazilin

Lojtari i Chelseat Willian, ka deklaruar se Brazili nuk varet vetëm nga Neymar, duke theksuar se edhe Messi dhe Ronaldo, kanë vështirësi kur luajnë për kombëtaret e tyre.

Sport

02/09/2015 00:06

“Nuk mendoj se problemi i Brazilit janë lojtarët”, tha Willian për Goal. “Nuk është vetëm Neymar, ka shumë lojtarë të kualitetit të lartë, andaj nuk e di pse të tjerët thonë që ne varemi nga Neymar”.

“Natyrisht që Neymar është lojtar i madh. Ai është lojtar kyq për ‘Selecaot’ tani. Por, mendoj se kemi lojtarë të kualitetit të lartë dhe nëse një lojtar nganjëherë nuk performon në të njejtin nivel si me klubin e tij, mendoj se është natyrale, sepse në klubet tona jemi mësuar të luajmë me bashkëlojtarët të cilët janë gjithmonë me ne,  duke u stërvitur çdo ditë dhe duke duke luajtur çdo javë. Në ekipin kombëtar, ne jemi bashkë për vetëm disa ditë dhe mundohemi të e bëjmë më të mirën njësoj”, shtoi braziliani.

“Është normale. Si Messi me Argjentinën dhe Ronaldo me Portugalinë. Të gjithë lojtarët e mëdhenjë dështojnë të performojnë mirë në nivel nacional për dallim nga klubet ku luajnë sepse nuk stërvisin për shumë kohë së bashku, por, mendoj se Brazili ka mjaft lojtarë. Ne nuk kemi mungesë të lojtarëve cilësorë”, përfundoi Willian.