Willian ka një mesazh për rivalët e Premierligës

Ylli i Chelsea, Willian, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rivalët nga Premierliga.

Sport

27/10/2018 17:14

Chelsea ka shfaqur formë fenomenale nën urdhrat e Maurizio Sarrit këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Braziliani Willian thotë se Sarrit i shkojnë të gjitha meritat për transformimin e skuadrës.

Ai gjithashtu i është drejtuar rivalëve të Premierligës duke thënë se nuk do t’i frikësohen askujt.

“Nuk i frikësohemi askujt në  Premierligë këtë sezon. Kemi një skuadër të fortë që do të luftojë deri në fund të sezonit. Ka qenë një start shumë i mirë dhe kemi luajtur futboll të mirë falë Sarrit” ka thënë braziliani.

Willian gjithashtu ka falënderuar tifozët dhe stafin e skuadrës pasi ka kompletuar 250 paraqitje me skuadrën. /Lajmi.net/