Williamson e publikon sot raportin e tij

Kryeprokurori amerikan, Clint Williamsen do të publikojë sot raportin e tij rreth pretendimeve të ish-senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve nga ana e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajme

29/07/2014 09:18

Willimason raportin e tij e publikon në ora 10:30 në një konferencë për media në Bruksel.

Kryeprokurori i Task-Forcës Speciale për Krime Lufte, ditë më parë gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, deklaroi se ka përfunduar hetimet, ndërsa mediet kanë raportuar se ai nuk ka gjetur asnjë fakt se ka pasur trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në veri të Shqipërisë nga ana e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, sipas burimeve mediale, është thënë se prokurori amerikan nuk ka gjetur prova për krim të organizuar dhe as përgjegjësi zinxhirore nga ish Shtabi i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo sipas disa mediave serbe, Williamson ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza për krime lufte kundër 6-10 ish pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.