Williams triumfon në US Open

Tenistja numër një në botë Serena Williams fitoi titullin e saj të pestë në US Open pas finales interesante kundër Victoria Azarenkas në Flushing Meadows. Amerikania, 31-vjeçe, tejkaloi kundërshtaren e saj duke fituar me rezultat 7-5, 6-7 (6-8) 6-1 duke përsëritur triumfin e vitit të kaluar kundër bjelloruses. Williams tani ka fituar 17 Grand Slam…

Sport

09/09/2013 08:29

Tenistja numër një në botë Serena Williams fitoi titullin e saj të pestë në US Open pas finales interesante kundër Victoria Azarenkas në Flushing Meadows.

Amerikania, 31-vjeçe, tejkaloi kundërshtaren e saj duke fituar me rezultat 7-5, 6-7 (6-8) 6-1 duke përsëritur triumfin e vitit të kaluar kundër bjelloruses.

Williams tani ka fituar 17 Grand Slam tituj, duke iu afruar në një Martina Navratilovas dhe Chris Evert, shtatë më pak se rekordi i Margaret Court prej 24 sosh.

“Vika është kundërshtare e jashtëzakonshme, luftëtare e vërtetë dhe për këtë arsye është fituese e Grand Slam turneve të ndryshëm. Për këtë arsye nuk ishte asnjëherë e sigurt se do të fitoja deri pas meç-poenit”, deklaroi Williams pas ndeshjes.