Williams kampione, mposhti Sharapovan

Serena Williams është kampione e Australian Open. Ajo mposhti në finale Maria Sharapovan në dy sete me rezultat 6:3, 7:6 (7:5).

Sport

31/01/2015 12:15

Serena Williams fitoi Grand Slam turneun e tenisit në Australian Open, pasi mposhti në finale Maria Sharapovan në dy sete me rezultat 6:3, 7:6 (7:5).

Amerikania e ndihmuar nga shërbimet e fuqishme e mposhti rusen pas 1 orë e 51 minutash lojë, duke fituar Grand Slam turneun e 19-të në karrierë.

“Më duhet të uroj Marian, ajo zhvilloi një ballafaqim të mrekullueshëm dhe vërtetë më rivalizoi deri në fund. Ajo luajti aq mirë dhe na dhuroi një finale të bukur jo vetëm për tifozët por edhe për tenisin e femrave. Jam e nderuar që kam luajtur kundër saj në finale”, u shpreh Williams pasi mori trofeun.