William Walker thotë se i dhuroi Thaçit lule që të mos e harrojë Reçakun

Diplomati amerikan, William Walker, i cili kishte rrëfyer në komunitetin ndërkombëtar për masakrën e Reçakut, ka qëndruar në Kosovë në 19 vjetorin e kësaj ngjarje, për të cilën tha qe gjithmonë e bën të ndjehet të trishtuar.

Lajme

15/01/2018 19:12

Walker tha që shpreson se sakrifica e Reçakut të mos harrohet kurrë, e pikërisht këtë mesazh ia dërgoi presidentit Hashim Thaçi përmes një luleje.

“Në familjet e të rënëve ishte një vajzë që ma dha një lule. Për mua kjo ishte një lloj falënderimi për atë çfarë kam bërë, e që njëkohësisht përçonte mesazhin “mos na harro””

“Mendova që ky ishte një mesazh i mirë që ta përcjellë tek presidenti”

“E dhashë një dhuratë, një simbol të kujtimit të Reçakut që mu dha nga një vajzë” u shpreh Walker gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës.

Walker kërkoi nga udhëheqësit e shtetit që së paku të respektohet ceremonia e përvjetorit të masakrës së Reçakut.