Will Smith largon nga postimi flamurin e Kosovës, e zëvendëson me atë të Shqipërisë

Dje është publikuar kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të futbollit, "Rusia 2018".

ShowBiz

26/05/2018 12:59

Kënga së pari është publikuar në versionin audio dhe mban titullin “Live it up”, ndërsa për pak kohë është shndërruar në mesin e videove ‘trend’ në YouTube, shkruan lajmi.net.

Himni i Kampionatit Botëror këtë vit këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, gjë që ka bërë që shqiptarët të ndjehen krenarë kudo që janë.

Will Smith ka postuaqr dje në rrjetin social Facebook një video nga prapaskena e xhirimit të kësaj kënge, meqë rast kur ka etiketuar Erën i vuri edhe flamurin shtetëror të Kosovës pranë emrit të saj.

“Sapo kemi publikuar këngën zyrtare për “Kupën Botërore, Russia 2018! Le të valojnë flamujt e juaj në komente, dëshiroj t’i shoh! Videoja e plotë këtu: https://youtu.be/PKuCid_SUHQ Nicky Jam ?? Diplo ?? Era Istrefi ??”, kishte shkruar Smith.

Por, më vonë, statusi është edituar duke zëvendësuar flamurin shtetëror me atë kombëtar shqiptar, duke mos e sqaruar arsyen. /Lajmi.net/

YouTube player