Will Smith hidhet nga helikopteri në ditëlindjen e 50-të

25 Shtatori ishte një ditë shumë e rëndësishme për Will Smith.

ShowBiz

26/09/2018 10:39

Ditëlindjen e tij të 50-të ai ka zgjedhur ta festoi në një mënyrë tejet të veçantë duke u hedhur kështu nga helikopteri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe me parashutë, transmeton lajmi.net

Këtë hedhje nga ai e bëri në Grand Canyon, e poshtë po e shikonin miqtë dhe familja.

YouTube player

Momentin e veçantë ka vendosur që ta ndajë edhe me fansat duke e publikuar kështu në Youtube dhe Instagram.

Aktori dhe këngëtari i njohur është tejet aktiv në rrjete sociale ku publikon video të ndryshme, shumica nga ato komike.

Smith për ditëlindje pranoi edhe urimin e këngëtares shqiptare, Era Istrefi, e cila këtë e bëri nëpërmjet një fotografie të përbashkët me të.

”Gëzuar ditëlindjen Will Smith. Ke lindur një legjendë”, ishin fjalët e Erës pranë postimit.

Kujtjojmë se dysha bashkëpunuan për këngën e botërorit ‘Rusia 2018’, këngë kjo e cila tani ka 142 milionë klikime në Youtube./Lajmi.net/

YouTube player