Will Smith dëshiron ta shpëtojë martesën

Will e Jada Pinkett Smith po e bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar martesën e tyre, e cila ka zgjaur tashmë rreth 15 vjet. Në fillim të muajit, ata kanë menduar për një udhëtim në Dubai, për t’i zgjidhur tensionet e akumuluara në vitet e fundit, duke u munduar që ta mbajnë të bashkuar familjen…

ShowBiz

11/01/2014 19:30

Will e Jada Pinkett Smith po e bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar martesën e tyre, e cila ka zgjaur tashmë rreth 15 vjet. Në fillim të muajit, ata kanë menduar për një udhëtim në Dubai, për t’i zgjidhur tensionet e akumuluara në vitet e fundit, duke u munduar që ta mbajnë të bashkuar familjen e tyre.

Çifti i ka dy fëmijë, Jayden 15 vjeç dhe Willow, 13, të dy tashmë të futur në botën e muzikës dhe të spaktaklit, njëjtë si pëindërit. “Jada i ka thënë Willit që një pushim mund të zgjidhte shumë gjëra: ose do të shkonte më mirë, ose do të përfundonte lidhja e gjatë. Ata duan t’i sistemojnë me të vërtetë gjërat për fëmijët e tyre”, ka thënë një burim brenda magazinës angleze Closer.

Sipas zërave, në mes të kësaj lidhjeje është bukuroshja Margot Robbie, kolege e Smith në ‘Focus’, mirëpo aktori 45 vjeç i ka hedhur poshtë këto soekulime.