WiliLeaks: CIA ju ‘dëgjon’ përmes iPhone-ve, Androidit, TV-së…

WikiLeaks tha se ka bërë “zbulimin më të madh ndonjëherë”, me më shumë se 8000 dokumente që CIA i ka shënuar si të klasifikuara.

Auto & Tek

07/03/2017 20:06

Deklarata thotë se janë zbuluar detaje për mënyrën se si krijohet dhe zbatohet një program global i hakimit nga CIA, transmeton lajmi.net.

Aty theksohet, se agjencia ka abuzuar me një numër të madh të produkteve të njohura nga kompanitë më të mëdha të tilla si Apple (iPhohe), Google (telefonat Android), Microsoft (sistemi operativ Windows) dhe Samsung (TV) dhe i ktheu ata në “instrumente të tyre” të keqpërdorimit.

WikiLeaks pohon se ky informacion ka ardhur nga rrjeti që përdorët nga Qendra për shërbimin e sajberinformativë të CIA-s në Virxhinia.

Siç thuhet në deklaratë, qëllimi i publikimit të të dhënave të tilla për të nisur një debat publik mbi sigurinë, krijimin dhe përdorimin e sajberinformativ tw kontrollit demokratik.

Dokumentet e publikuara janë krijuar nga viti 2013 në 2016. /Lajmi.net/