Wilder zbulon se do të përballet me Furyn, komenton edhe vërshëllimat ndaj Joshuas

Anthony Joshua është vërshëllyer nga tifozët e boksit në “O2 Arena”, pas duelit Whyte – Chisora.

Sport

23/12/2018 15:55

Britaniku u fut në ring për një debat të ashpër me fituesin Dillian Whyte, ku pastaj fitoi vërshëllimat e të pranishmëve.

Kjo ngjarje nuk i ka ikur amerikanit Deontay Wilder, i cili menjëherë ka komentuar situatën.

“Dëgjova se e kanë vërshëllyer Joshuan. Mora disa mesazhe që tregonin se e gjithë arena po e vërshëllente” ka thënë Wilder për “FightHype”, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur edhe planin e tij për vitin 2019.

“Tash njëherë është koha për festat. Viti i Ri po afron dhe duhet shijuar. Kështu që rrini të lidhur. Do të jetë një kohë e mirë për tifozët e boksit pas kësaj” ka thënë tutje amerikani.

“Do të përballem me Tyson Furyn. Me siguri. Duhet ta bëjmë revanshin. Ishte një duel kontraversial dhe duhet bërë edhe njëherë” ishin fjalët e “bomberit të bronztë”.

“Nuk ka barazim. Ka humbës ose fitues” ka përfunduar ai.

Duket se Joshua nuk do ta ketë përball amerikanin kështu që duhet përballur me Dillian Whyte. /Lajmi.net/