Wilder vs Fury II po ndodh, marrëveshja do të mbyllet në 48 orët e ardhshme – Lajmi.net
Wilder vs Fury II po ndodh, marrëveshja do të mbyllet në 48 orët e ardhshme
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 23:55, 11 February 2019
Revanshi i një prej dueleve më të mëdha në historinë e boksit është afër që të konfirmohet.

Deontay Wilder vs Tyson Fury II pritet që të konfirmohet brenda 48 orëve, sipas raportimeve të medieve britanike.

WBC u kishte dhënë kohë dy boksierëve deri më 6 shkurt që të mbyllin marrëveshjen. Presidenti Mauricio Sulaiman pastaj pranoi një shtyrje për shtatë ditë të kërkuar nga dy të përfshirët.

Kjo do të thotë se 13 shkurti do të jetë dita kur pritet që gjithçka të mbyllet. Wilder po synon që ndeshja të mbahet në SHBA, kurse Fury po shikon që të udhëtoj në Nju Jork për të përfunduar një punë që ai mendon se e ka përfunduar, shkruan “worldboxingneës”, transmeton lajmi.net.

Në takimin e parë, më 1 dhjetor, Wilder dhe Fury u ndanë baras, në një vendim që për shumë kë ishte i padrejtë, pasi britaniku konsiderohej si fitues i atij dueli.

Megjithatë, boksierët do të kenë edhe një mundësi të tregojnë fituesin e vërtetë, dhe të tregojnë kampionin e vërtetë të WBC.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja mes gjigantëve të ringut, nëse do të ketë një të tillë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO