Wilder i hapur të luftojë me Joshuan në 2019-ën

Deontay Wilder ka bërë të ditur se është i gatshëm të luftojë me Anthony Joshuan këtë vit, edhe pse njëherë bisedimet mes tyre nuk sollën sukses.

Sport

08/02/2019 19:46

32 vjeçari do të përballet me Tyson Furyn në muajin maj, për revanshin e barazimit të muajit dhjetor, për titullin e WBC.

Por, amerikani ka bërë të ditur se pas këtij dueli e dëshiron përballjen me Joshuan, për të vendosur kampionin e vërtetë.

“Unë do ta luftojë atë. Ata e dinë se çfarë duam ne” ka thënë Wilder për “ Star Telegram”, transmeton lajmi.net.

“Nëse ne nuk mund të pajtohemi atëherë nuk do të ketë duel. Unë po lëviz me karrierën time. Nuk mund të pres rrotull” ka thënë tutje ‘bomberi i bronztë’.

“Bota e di se unë provova të luftojë me Joshuan. Do të ketë vetëm një kampion, vetëm një fytyrë. Do të shkojë me emrin e Deontay Wilder” ka thënë ndër të tjerash kampioni i WBC.

AJ është afër që të dakordohet për debutimin në Amerikë, por jo kundër Wilder por kundër Jarrell Miller. /Lajmi.net/