Wilder futet në botën e aktrimit, Lewis ka një këshillë për të

Kampioni i WBC, Deontay Wilder duket se ka vendosur t’i futet botës së aktrimit.

Sport

10/01/2019 23:55

Wilder ka bërë një postim në “Twitter” ku ka bërë të ditur se është duke xhiruar disa skena.

“Zoti më ka bekuar me një aftësi tjetër të cilën e bëj me shumë me shumë pasion dhe ajo është aktrimi. Vetëm prisni sa ta shihni kampionin nën drita. Kamera, aksion” ka shkruar amerikani, transmeton lajmi.net.

Por, Lennox Lewis, ish kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda ka një këshillë për boksierin amerikan.

“Ki kujdes. Aktrimi nuk funksionon gjithmonë për kampionët. Më beso. E di” ka qenë reagimi i britanikut.

Wilder duket se është afër duelit revansh me Tyson Fury, i cili do t’ia kontestojë përsëri titullin e WBC. /Lajmi.net/