Wilder – Fury, mësohet dita dhe ora e fillimit të meçit me kohën tonë

Meçi i peshave të rënda mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury po cilësohet si meçi më i rëndësishëm i vitit 2018.

Sport

30/11/2018 10:23

Dy boksierët më të përfolur të këtij viti, do të ngjitën në ring për të diskutuar kampionin e botës në versionin WBC.

Lufta mes Wilder dhe Fury do të zhvillohet në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ‘Staples Center’.

Por kur zhvillohet meçi sipas kohës tonë lokale?

Meçi mes Wilder dhe Fury zhvillohet të dielën (2 dhjetor), duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit sipas kohës tonë lokale, shkruan lajmi.net.

Fituesin e këtij meçi e pret lufta e madhe ndaj Anthony Joshua, kampionit të botës në boks në peshat e rënda./Lajmi.net/