Wilder – Fury, ja kur fillon mega dueli sipas orës sonë

Mega dueli, Deontay Wilder – Tyson Fury po afron.

Sport

01/12/2018 21:38

Gjigantët e boksit do të dalin në ring në mëngjesin e së dielës, për ndeshjen më të madhe të vitit.

Wilder do të tentojë ta mbrojë titullin e WBC, kundër  të rikthyerit në ring, Tyson Fury, shkruan lajmi.net.

Pas fitores ndaj Wladimir Klitschko, Furyn e kaploi një krizë, e cila e la jashtë ringut për rreth tri viteve.

Boksieri gjatë kësaj kohe kishte menduar të kryente edhe vetëvrasje, por tashmë është kthyer në formën e tij dhe tenton ta rrëmbej titullin e WBC.

Ky supermeç pritet të filloj në orën 05:00, sipas kohës sonë, megjithatë duhet pasur parasysh se mund të ndikohet edhe nga ndeshjet paraprake. /Lajmi.net/