Wilder – Fury, ja çfarë thotë Lewis rreth favoritit të super duelit

Ish kampioni i kategorisë super të rëndë në boks, Lennox Lewis, ka dhënë mendimin e tij rreth duelit që po afron mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Sport

18/11/2018 12:55

Ai ka thënë se kjo ndeshje nuk do të ngjasojë aspak me atë të Furyt kundër Klitschkos.

“Ëilder është ndryshe. Nuk mendoj se Klitschko e kishte pritur që Fury të ishte aq i lëvizshëm në përballje: ka thënë Lewis, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se tashmë Wilder e di dhe do nuk do të befasohet. Mendoj se ai do të lëviz me të. Është komplet ndryshe” ishin fjalët e Lewis.

“Deontay ka shumë fuqi, kudo që të godet, do të kesh lëkundje. Nëse nuk do ta nokautojë Furyn, le të përgatitet për boks të vështirë. Fury në anën tjetër është shumë i shpejtë me këmbët. Mbetet të shihet nëse Deontay do të mund ta ndjekë” ka shtuar ish kampioni i Botës.

Sa i përket fituesit ai nuk ka dhënë ndonjë emër.

“Është meç i vështirë për tu parashikuar. Të dy janë të talentuar dhe të fuqishëm. Nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodh deri në fund të ndeshjes” ka përfunduar legjenda e boksit.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury  do të përballen më 1 dhjetor, në “Staples Center” të Los Angeles. /Lajmi.net/