Wilder e tepron me kërcënimin e fundit për Joshuan

Deontay Wilder vazhdon ta kërcënojë Anthony Joshuan.

Sport

16/11/2017 20:14

Boksieri 32 vjeçar nga Amerika, nuk ka ndërmend t’i tërheq fjalët e tij rreth kampionit të botës në boks në peshat e rënda, duke e kërcënuar sa herë që shfaqet para medieve.

Kampioni në WBC, kësaj here ka shkuar më larg me kërcënimin për britanikun 28 vjeçar, duke i thënë se do t’i jap fund karrierës së tij.

“Unë jam gati, nuk e di për ju. Ju keni pasur një meç të lehtë, ka qenë qesharake”, ka deklaruar Wilder për ESPN, përcjell lajmi.net.

“Ju jeni gati të luftoni me kundërshtar të lehtë dhe të merreni miliona, por unë jam ai që do t’i jap fund karrierës suaj”, ka shtuar 32 vjeçari./Lajmi.net/