Wilder e konfirmon se do të ketë ‘luftë’ të re me Furyn, tregon edhe datën

Ndeshja kthyese mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ndodhë.

Sport

02/02/2019 10:06

Të dy boksierët, dhuruan një natë të paharruar boksi vitin e kaluar në Amerikë, duke u ndarë baras në fund të meçit.

Një meç i ri mes këtyre dy boksierëve do të ndodhë shumë shpejtë. Këtë e ka konfirmuar Deontay Wilder.

“Unë mendoj që 100% do të ndodhë, është vetëm çështje kohe” u shprehë Wilder në çështjen rreth një meçi të ri me Fury, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne po shikojmë në fund të prillit apo në fillim të majit” u shprehë amerikani./Lajmi.net/