Wiland sfidon Ronaldon

Portieri i Copenhagenit, Johan Wiland ka lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por insistoi se nuk ka frikë prej tij para përballjes së tyre të mërkurën. Reali e pret skuadrën daneze në Santiago Bernabeu në kuadër të duelit të xhiros së dytë në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Los Blancos e filluan edicionin…

Sport

01/10/2013 17:50

Portieri i Copenhagenit, Johan Wiland ka lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por insistoi se nuk ka frikë prej tij para përballjes së tyre të mërkurën.

Reali e pret skuadrën daneze në Santiago Bernabeu në kuadër të duelit të xhiros së dytë në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Los Blancos e filluan edicionin e ri të garës kontinentale me fitore 6-1 ndaj Galatasarayt, kurse Copenhagen i rezistoi Juventusit në barazim 1-1 në shtëpi.

Për portierin e tyre, i cili ishte më meritori për barazimin me Bianconerët, udhëtimi në Madrid vjen në kohën e duhur për Copenhagenin.

“Është një ndeshje gjatë së cilës duhet të kënaqemi. Si fëmijë, ju ëndërroni të luani në një ndeshje si kjo”, deklaroi Wiland për AS.

“Ne duhet të shkojmë atje dhe të japim maksimumin në mënyrë që të mos të shndërrohet në një mbrëmje të keqe. Ronaldo është futbollist i madh, kjo dihet. Ai ka goditje të veçantë por nuk është se më bën t’i trembem. Do të bëjë atë që mund të bëjë”, u shpreh ai.