Whyte zbulon kundërshtarin e ardhshëm të Joshua, na pret një super duel

Të gjithë janë duke pritur me padurim të njohin kundërshtarin e ardhshëm të Anthony Joshua.

Sport

06/01/2019 15:30

Britaniku thuhet se është në bisedime me Deontay Wilder pë një duel në “Wembley” mirëpo duket se ky i fundit po interesohet për revanshin me Tyson Fury.

Në rast se nuk do të arrihej një marrëveshje me Wilder, besohej se Joshua do të përballej me fituesin e Whyte – Chisora, e që doli të ishte Whyte, por as kjo nuk po ndodh.

Kështu, Dillian Whyte ka mbetur i nervozuar me paqartësinë e Joshuas, dhe ka thënë se ka dëgjuar se kë ka zgjedhur ai për të luftuar.

“Disa zëra thonë se Joshua do të përballet me Jarrell Miller. Ata do të ndeshen në “Madison Square Garden” në New York, ka thënë Whyte për “Boxing Scene”, transmeton lajmi.net.

“Bota është e vogël dhe mund të dëgjosh shumë gjëra në nga boksi, që zakonisht dalin të vërteta” ka thënë tutje Whyte.

Mbetet të shihet nëse pretendimet e tij janë të sakta dhe nëse Joshua do të përballet me Miller. /Lajmi.net/