Whyte i gatshëm për luftë, thotë se Klitschko po gënjen kur thotë se nuk do të rikthehet në ring

Dillian Whyte ka komentuar fjalët e fundit të ish kampionit botëror, Wladimir Klitschko.

Sport

18/01/2019 23:11

Ai ka thënë se nuk i beson ukrainasit kur ai thotë se nuk do të rikthehet më në ringun e boksit.

Whyte ka bërë të ditur se Klitschko kishte refuzuar ofertën e tij për luftë, pasi sipas tij ai dëshiron të stërvitet edhe pak para rikthimit në boks.

“Ajo është gënjeshtër. Klitschko definitivisht do të kthehet” ka thënë Whyte referuar fjalëve të Klitschko i cili ka thënë se nuk do të rikthehet, transmeton lajmi.net.

I ofruam atij një duel dhe ai tha se i duhet atij dy ndeshje më të lehta para se të përballet me mua, që unë këtë e marr si kompliment, sepse ai është një ish kampion i unifikuar” ka thënë tutje 30 vjeçari.

Whyte deri më tani ka fituar 25 nga 26 ndeshjet e boksuara, prej të cilave 18 me nokaute. Ndeshja ndaj ish kampionit do të ishte tejet interesante. Mbetet të shihet nëse do të kemi mundësinë ta shohim këtë super duel. /Lajmi.net/