Whyte fiton me pikë meçin dramatik ndaj Parker, tani e do Joshuan!

Dillian Whyte fitoi me pikë ndaj Joseph Parker në 02 Arena të Londrës për t’iu kthyer kështu rrugës drejt titullit botëror për pesha të rënda.

Sport

29/07/2018 08:19

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për 30-vjeçarin që kur humbi nga Anthony Joshua.

Ishte një meç mjaft i ashpër nga të dy boksierët, por në fund fitoi Whyte me vendim unanim të gjyqtarëve.

Vlen të theksohet se Parker u rrëzua në raundin e dytë, gjë që Joshua nuk kishte arritur ta bëjë për 12 runde ndaj tij.

Pas fitores Whyte tha se dëshiron një ritakim me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshua.