WhatsApp tani ju tregon saktë se a është lexuar mesazhi

WhatsApp prezantoi sot ‘vijat e kaltërta’, të cilat ju tregojnë se mesazhi është lexuar.

Auto & Tek

06/11/2014 15:22

Është një situatë në të cilën të gjithë prej nesh kemi qenë. Dërgon një mesazh të rëndësishëm në WhatsApp dhe më pas pret shumë për një përgjigje dhe nuk je i sigurt nëse është lexuar.

Por tani është ndryshe. WhatsApp e ka ndryshuar këtë saktësisht për këtë shkak. Tani disa vija të kaltërta do të paraqiten në mesazhin tuaj që e keni dërguar, duke ju treguar se mesazhi është lexuar, transmeton Lajmi.net.

Me shfaqjen e këtyre vijave që tregojnë se mesazhi juaj është lexuar, zemra juaj do të jetë më e qetë. Tani ju do ta dini saktë se kur mesazhi juaj injorohet.

Deri tani, shumë përdorues gabimisht kanë menduar se kur janë shfaqur dy vijat e gjelbërta anash mesazhi është lexuar. Sidoçoftë, webfaqja zyrtare e WhatsApp ka konfirmuar se shërbimi për mesazhe ka një veçori të re, kështu që tashmë definitivisht do e dini kur mesazhi lexohet.

Ju prezantojmë vijat e kaltërta.
Vijat e kaltërta: Është lexuar. Vijat ngjyrë hiri: Është dërguar.