WhatsApp sapo shtoi një veçori shumë të nevojshme – Lajmi.net
WhatsApp sapo shtoi një veçori shumë të nevojshme
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:52, 15 July 2017
Lajm i mirë për të ‘varurit’ nga WhatsApp – versioni më i fundit i aplikacionit tani ka një veçori të re dhe shumë të nevojshme.

Në WhatsApp mund të dërgonit fotografi, video dhe GIF-a, por tani kjo nuk është e gjitha çfarë mund të bëni në këtë aplikacion.

Përdoruesit e Android dhe iOS tani do të jenë në gjendje që të dërgojnë fajlla tek miqtë – duke përfshirë MP3 dhe PDF, deri në 100MB.

Kjo do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që duan ta përdorin WhatsApp në punë, për të dërguar fajllat që më herët duhej t’i dërgonin përmes e-mail, transmeton Gazeta Express.

Përdoruesit do të jenë në gjendje që të zgjedhin gjithashtu edhe fotografi dhe video për t’i dërguar përmes WhatsApp direkt nga ekrani i kamerës.

Versioni më i ri i WhatsApp i bën bashkë në një album gjithashtu edhe fotografitë që ia keni dërguar dikujt.

Përditësimi do të duhej të ishte në dispozicion për t’u shkarkuar për iPhone dhe Android tani, pasi u lansua dje.

Fjalët kyçe: WhatsApp

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball