Whatsapp me një paralajmërim për përdoruesit nga Kosova

Një fushatë me mesazhe në “WhatsApp” ka nisur në Itali ku përdoruesve të këtij aplikacioni ditëve të fundit po u dërgohet një mesazh që u bën thirrje atyre të mos lajmërohen nëse pranojnë thirrje nga disa prefikse, e në mesin e të cilëve është edhe prefiksi i ri i Kosovës, +383.

Auto & Tek

20/12/2018 23:55

Mediumi italian, “Libero.it”, shkruan se raste të këtilla ka shumë që alarmohen qytetarët, por të gjitha janë mashtruese.

Aplikacioni “WhatsApp” është mjet shumë i mirë për komunikim pa pagesë me të afërmit tuaj në mbarë botën, por mund të kthehet në aplikacion të rrezikshëm nëse përdoret për qëllime kriminale.

Ndonëse shumica e njerëzve tashmë janë mësuar me këto mashtrime, ka ende njerëz që i lexojnë ato dhe i shpërndajnë menjëherë nëpër grupe në “WhatsApp”.

Mesazhi që po pranojnë italianët në “WhatsApp” është ky: “Thirrje të shpeshta po vijnë nga +216 (Tunizia) +383 (Kosova) +373 (Moldavia). Ata bëjnë vetëm një zile. Nëse përgjigjeni apo i thërrisni mbrapsht, automatikisht do të abonoheni në një plan javor prej 7 eurosh në ueb-faqe lojërash që është pothuajse e pamundur të anulohet. Mos iu përgjigjni këtyre thirrjeve”.

Mediumi italian thotë se mesazhi është i shkruar në një italishte pa asnjë gabim dhe kjo ndihmon që njerëzit të bëhen konfuzë e të mendojnë se porosia është e vërtetë. Por, s’është aspak e vërtetë.

Përpos që asnjë agjenci e sigurisë nuk e ka raportuar këtë vrull të thirrjeve nga prefikse ndërkombëtare, lajmërimi në telefonata nuk iu shkakton shpenzime përdoruesve. Por, në rast se i thirrni mbrapsht, edhe mund të ketë probleme, dhe jo vetëm në këto prefikse.