WhatsApp me këtë ndryshim për luftën kundër lajmeve të rreme

Ndryshimi që së fundmi ka sjellë platforma popullore për biseda "WhatsApp" mund të mos iu pëlqejë disa nga përdoruesve.

Auto & Tek

21/01/2019 16:11

Përdoruesit e WhatsApp-it do të bllokohen nga dërgimi i mesazheve në më shumë se pesë individë ose grupe sipas rregullave të reja të shërbimit të mesazheve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së keqinformimit, transmeton lajmi.net.

Nënpresidentja e kompanisë për politikë dhe komunikim, Victoria Grand, njoftoi për rregullin e ri në një ngjarje në Xhakarta të hënën, raportoi Reuters.

Limitimi fillimisht u vendos në Indi korrikun e kaluar. Një kufizim më i madh, prej 20 përfituesve, u vendos në nivel global.

“Ne vendosëm limitimin në pesë biseda, sepse besojmë se ky është një numër i arsyeshëm për të arritur miq të ngushtë ndërsa ndihmon në parandalimin e abuzimit”, tha Carl Woog, kreu i komunikimeve në WhatsApp, i tha Guardian të hënën.

Ata thanë se Facebook duhet të kufizojë transmetimet në mënyrë që një përdorues i vetëm të mos mund të shkruajë qindra të tjerë në të njëjtën kohë dhe të kufizojë madhësinë e grupeve të reja gjatë periudhave të zgjedhjeve elektorale. /Lajmi.net/