WhatsApp kursen baterinë dhe lehtëson të shkruarit me versionin e ri

Aplikacioni i bisedave WhatsApp pritet të dalë me përditësimin e ri që kursen baterinë dhe lehtëson të shkruarit gjatë orëve të vona.

Auto & Tek

20/09/2018 11:22

Me qëllim që të ruajë sytë e përdoruesve, aplikacioni pritet të sjellë mundësinë e errësimit që kthen çdo gjë në ngjyra të errëta.

Me përditësimin e ri ruhet bateria pasi aplikacioni ndal dritën e përdorur për të ndriçuar ekranin.

Aplikacionet e popullarizuara si YouTube, Microsoft Outlook dhe Twitter, tashmë kanë prezantuar versionin “Dark Mode”.