WhatsApp krenohet që tani ka 500 milionë përdorues aktiv

WhatsApp ka arritur një pikë të madhe në drejtim të numrit të përdoruesve të saj, tani që ka 500 milionë përdorues aktiv të aplikacionit të mesazheve.

Auto & Tek

24/04/2014 15:05

Po, një miliardë e gjysmë njerëz tani janë duke e përdorur WhatsApp në mbarë botën, duke përfshirë përdorues \”aktiv\” dhe \”të rregullt\”, sipas një postimi në blogun e kompanisë.

Përdoruesit tani me sa duket janë duke shpërndarë 700 milionë fotografi dhe 100 milionë video çdo ditë në WhatsApp, raporton ITPro.

Muajt e fundit është parë një përdorim i rritur mjaft mbresëlënës i aplikacionit të mesazheve, duke goditur 400 milionë përdorues para Krishtlindjeve, kështu më pas duke arritur me shpejtësi 100 milionë përdorues të tjerë në vetëm katër muaj (me blerjen nga Facebook dy muaj më parë, pa dyshim, ka ndihmuar në rritjen e numrit të përdoruesve).

Që nga fillimi i vitit, WhatsApp thotë se ka parë një rritje më të madhe në Brazil, Indi, Meksikë dhe Rusi. Zhvillimi i tregjeve është i rëndësishëm, dhe këtu nuk përmenden përdoruesit e SHBA-së, por do të jetë interesante për të dëgjuar edhe për ata.