Whatsapp integron një funksion të ri për video nga YouTube – Lajmi.net
Whatsapp integron një funksion të ri për video nga YouTube
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 11:32, 19 January 2018
WhatsApp për iOS ka integruar një funksion të ri për sa i përket videove të YouTube.

Duke u nisur nga versioni 2.18.11, i publikuar në App Store më 11 janar, mund të shikoni videot e YouTube direkt nga chati i WhatsApp, pa patur nevojë të hapni aplikacionin zyrtar të YouTube, siç bënit zakonisht për t’i parë ato.

Nëse klikoni sipër një videoje që ju kanë dërguar në WhatsApp, filmimi do të hapet në një dritare brenda aplikacionit që mund të vendosni ta zmadhoni ose ta poziciononi në zona të ndryshme të ekranit dhe të vazhdoni të bisedoni pa problem në chat.

Për momentin ky është një funksion ekskluziv për pajisjet iOS dhe nuk ka akoma informacion se kur do të vijë për Android dhe Windows 10 Mobile

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO