WhatsApp bie nga funksioni, çfarë po ndodh?!

Aplikacioni më i popullarizuar për shkëmbimin e mesazheve, WhatsApp ka rënë nga funksioni.

Auto & Tek

30/11/2017 20:16

Në rrjetin social “Twitter” përdoruesit janë ankuar në lidhje me problemet e WhatsApp dhe shihet se problemi është global, transmeton lajmi.net

Ende nuk dihet për shkaqet pse WhatsApp ka rënë nga funksioni, por kjo është duke zgjatur tash e disa minuta.

Presim që WhatsApp të njoftoj përdoruesit e vet në lidhje me këtë rënie./Lajmi.net/