WhatsApp, aplikacioni më i përdorur për ‘Video Calling’

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp po shpenzojnë mjaft shumë kohë në ‘Video Calling’ apo thirrje me pamje.

Auto & Tek

18/05/2017 13:22

Kjo ka bërë që ky aplikacion t’ia kalojë të gjithë konkurrentëve të tij sa i përket këtij opsioni.

WhatsApp numëron 1.2 miliardë përdorues, të cilët shpenzojnë rreth 350 milionë minuta në ditë për të bërë më shumë se 55 milionë ‘Video Calling’.

Pasi arriti këtë sukses, tani ky aplikacion do të bëjë ‘Update’ versionin e ri, në mënyrë që ta bëjë sa më të lehtë opsionin ‘Video Calling’ për përdoruesit e tij. /Lajmi.net/