West Ham ofron 12 milionë për Chichariton

Skuadra e West Ham United ka shprehur interesim për transferimin e Javier Hernandez nga Manchester United.

Sport

11/08/2015 09:46

Meksikani ishte i huazuar te Reali i Madridit edicionin e kaluar dhe tregoi ndeshje mjaft të mira, por gjigandi spanjoll nuk vendosi ta blejë kartonin e tij të plotë.

Chicharito ishte në bankën rezervë në ndeshjen e parë të Premier League ndaj Tottenham, por Djajt e Kuq janë të interesuar për transferimin e një sulmuesi tjetër.

Ndërkohë sipas mediave angleze West Ham ka gati 12 milionë funte për transferimin e sulmuesit meksikan.