West Ham – Liverpool, lajm i keq për Shaqirin

Liverpool do të luajë në udhëtim tek West Ham United, në xhiron e ardhshme në Premierligë.

Sport

01/02/2019 15:12

Pasi nuk arriti ta japë më të mirën e tij në ndeshjen kundër Leicesterit, Xherdan Shaqiri pritet të mbetet në stol për ndeshjen e radhës së Liverpoolit, e cila do të zhvillohet të hënën kundër West Hamit.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm për këtë ndeshje dhe Shaqiri e ka humbur pozitën në formacionin e parë të Liverpoolit.

Goal.com e ka parashikuar saktësisht formacionin gjatë xhirove të fundit. /Lajmi.net/