West Ham e tmerron Liverpoolin

Liverpooli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier Ligë, pasi tashmë është mposhtur sy mysafir i skuadrës së West Hamit, me rezultat 3-1.

Sport

20/09/2014 21:28

Me të filluar takimi, saktësisht në minutën e 2’, Reid shënon për të kaluar vendasit në epërsi. Pesë minuta më vonë, falë një reagimit të dobët nga Simon Mignolet, Sakho arrin të dyfishojë epërsinë e skuadrës së tij.

Në minutën e 26’, Raheem Sterling me një goditje të mirë, arrin të ngushtojë epërsinë e West Hamit.

Amalfitano në minutën e 88’ arrin që të shënojë dhe t’i jap kështu goditjen e fundit skuadrës së Liverpoolit, e cila si duket po kalon në një formë tejet të dobët.

Me këtë humbje Liverpooli ka vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje të Premier Ligës, kundrejt West Hamit i cili ka shtatë pikë. 

Video