West Ham do të luajë për Liverpoolin

Menaxheri i West Hamit, Sam Allardyce ka pranuar se do të mundohet të mposht Manchester Cityn, për t’i ndihmuar Liverpoolit dhe mesfushorit Steven Gerrard që të fitojnë titullin në Premierligë.

Sport

09/05/2014 19:46

Manchester City është favorit për të fituar titullin e kampionit në Premierligë në fundjavë, të dytin në tri edicionet e fundit.

Mirëpo, këtë do të mundohet t’ua parandalojë menaxheri i West Hamit, Sam Allardyce.

“Shumë do të dëshiroja të fitojmë kundër Manchester Cityt dhe t’i mundësojë Liverpoolit dhe Steven Gerrardit që të fitojnë titullin”, deklaroi Allardyce i cili me skuadrën e tij do të vizitojë liderin e Premierligës në xhiron e fundit të dielën.

Liverpool është i dyti, me dy pikë më pak se City dhe duhet të fitojë ndaj Newcastles me shpresë se West Ham mposht Cityn, në mënyrë që të fitojë titullin e parë pas 24 vjetësh.

“E di se shumëkush do të dëshironte që Liverpool të fitonte titullin, ndërsa personalisht do të më pëlqente më shumë për shkak të statusit të Gerrardit të cilin e çmoj shumë. Manchester City është favorit, por do të luaje me presion”, u shpreh Allardyce.

Cityt do t’i konvenojë edhe barazimi pasi ka golaverazh superior ndaj Reds.