West Brom ofron 10 milionë për mbrojtësin e Manchester United

West Brom është gati të ofrojë mbi 10 milionë funta për mbrojtësin e Man.United, Chris Smalling.

Sport

23/07/2017 17:48

Mbrojtësi anglez, duket se e ka të pamundur të startojë te Mourinho, sidomos pas transferimit të Victor Lindelof, transmeton lajmi.net

Trajneri Tony Pullis, e sheh mbrojtësin si zgjidhje të problemeve në defansivë.

Për Smallin janë të interesuar edhe Leicester City, Crystal Palace dhe Stoke City. /Lajmi.net/