Wess Mitchell viziton Kosovën, takon liderët e shtetit

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, arrin sot për vizitë dyditore në Kosovë.

Lajme

12/03/2018 07:32

Gjatë vizitës do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

Ai me këtë rast do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe do të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe tejkalimin e sfidave rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.