Werder sakaton Chelsean

Werder Bremen i shkaktoi një humbje të thellë Chelseas në ndeshje miqësore duke e mposhtur me rezultat 3:0. Blues aktivizuan të gjithë përforcimet kryesorë të ardhur gjatë kësaj vere.

Sport

03/08/2014 19:58

Chelsea pësoi humbje të thellë 3:0 nga Werder Bremen në ndeshje miqësore.

Skuadra e Jose Mourinhos dështoi kundër skuadrës gjermane edhe pse në lojë inkuadroi të gjithë përforcimet e rinj të ardhur gjatë këtij afati kalimtar të verës përfshirë sulmuesin Diego Costa e mesfushorin Cesc Fabregas.

Eljero Elia kaloi ËWerderin në epërsi me golin e tij nga penalltia në minutën e 20-të. Ludovic Obranjak e dyfishoi avantazhin e skuadrës gjermane në minutën e 37-të.

Kurse, në minutën e fundit të kohës së rregullt, Felix Kroos e vendosi rezultatin përfundimtar duke konkretizuar nga një tjetër penallti.