Wengerin e brengosin kornerët

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i brengosur që futbollistët e tij nuk janë duke shfrytëzuar numrin e madh të goditjeve nga këndi gjatë ndeshjeve. Ai kërkon punë shtesë në këtë aspekt.

Sport

30/09/2014 09:17

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i pakënaqur që skuadra e tij nuk është duke i shfrytëzuar një numër të madh të goditjeve nga këndi gjatë ndeshjeve.

Ai ka kërkuar prej tyre që të përmirësohen në këtë aspekt.

“Jam i brengosur. Kishim 15 kornerë në ndeshjen kundër Tottenhamit dhe për shkak të kësaj është dashur të bënim më tepër sa i përket efikasitetit. Duhet të punojmë shumë, sidomos në sulm. Nëse dikush do t’i kishte 15 kornerë kundër nesh, sigurt do të kishte shënuar gol. Jam i bindur. Prej sot, do të bëjmë punë të veçantë të stërvitje sa i përket kornerëve”, deklaroi Wenger.

Arsenali i Wengerit barazoi në fundjavë me Tottenhamin në Emirates.