Wenger zbulon gabimin e tij të karrierës, quhet Cristiano Ronaldo – Lajmi.net
Wenger zbulon gabimin e tij të karrierës, quhet Cristiano Ronaldo
Autori: Lajmi.net Premier LeagueSport 9:20, 17 May 2018
Arsene Wenger ka kujtuar dështimin e transferimit të Cristiano Ronaldos në Arsenal.

Arsene Wenger ka bërë të ditur se dështimi i transferimit të Cristiano Ronaldos në Arsenal më 2003 është një prej gabimeve më të mëdha në karrierën e tij.

Ronaldo ishte afër kalimit te “Gunners” por marrëveshja në fund nuk ishte arritur.

“Ai ishte këtu me nënë e tij dhe ishim shumë afër transferimit. Më pas doli Man Unitedi dhe ata kishin Carlos Queiroz në atë kohë, që ishte ndihmës trajner i tyre. Unitedi luajti miqësore me Sporting Lisbon, Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm dhe nënshkruan me të”, shtoi Wengeri.

“Mund të imagjinoni se si do të ishte të kesh në një skuadër së bashku Thierry Henry e Ronaldo. Më vonë, Unitedi së bashku kishte Rooney, Ronaldo dhe Van Nistelrooy, duke bërë një ekip të shkëlqyer me Giggsin e Scholsin gjithashtu. Ata (Henry e Ronaldo së bashku), mund të kishin ndryshuar historinë time këtu e të Arsenalit gjithashtu”, theksoi mes tjerash Wenger.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO