Wenger zbulon emrat e dy futbollistëve që mund të largohen nga Arsenal (FOTO)

Danny Welbeck dhe Aaron Ramsey mund të largohen nga Arsenal.

Merkato

23/09/2017 11:37

Arsene Wenger ka pranuar se Danny Welbeck dhe Aaron Ramsey mund të largohen nga Arsenal.

Ata kanë hyrë në vitin e fundit të kontratave në Emirates Stadium.

Dhe, Wenger planifikon të bisedojë me ta përndryshe rrezikon t’i humb si futbollist të lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

“Ramsey dhe Welbeck me kontratat e tyre janë çështje që duhet të adresohen”, deklaroi Wenger për “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithnjë e më shumë futbollistë do të hyjnë në vitet e fundit të kontratave të tyre”, u shpreh ai. /Lajmi.net/