Wenger zbulon arsyen pse PSG kërkon Neymarin (FOTO)

Arsene Wenger me përgjigje interesante për interesimin e Paris Saint-Germain për sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

Merkato

24/07/2017 09:16

Arsene Wenger ka thënë se Paris Saint-Germain kërkon sulmuesin e Barcelonës, Neymar, pas dështimit për transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

“Sanchez ka kërkuar të largohet? Jo. PSG nuk mund ta transferojë Sanchezin dhe për këtë arsye kërkojnë Neymarin”, deklaroi Wenger, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi në gjendje të fuqishme financiare. Sanchez ka edhe një vit në kontratën e tij dhe ne nuk kemi nevojë të përfitojmë para”, shtoi ai.

“Ai do të jetë në ekip në sezonin e ri nga ajo që kuptoj unë”, theksoi Wenger. /Lajmi.net/