Wenger: Turp për Barcelonën, ja kush i kualifikoi në çerekfinale (FOTO)

Arsene Wenger ka akuzuar ashpër Barcelonën pas fitores ndaj Paris Saint-Germain.

Sport

09/03/2017 14:48

Arsene Wenger ka thënë se Barcelona përfitoi nga vendimet e gjyqtarit në fitoren ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 6:1, që i kualifikoi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Për dallim prej skuadrës së tij Arsenal që Wenger u ankua se ishte viktimë e disa vendimeve të gjyqtarëve, ai beson se Barcelona përfitoi prej tyre në ballafaqimin me PSG.

“Mbrëma e shkuar tregoi rëndësinë e dy faktorëve të rëndësishëm”, deklaroi Wenger në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ata janë gjyqtarët dhe futbollistët e mëdhenj”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6