Wenger takon Cavanin (FOTO)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Merkato

01/09/2015 11:40

Karim Benzema nuk iu bashkua Arsenalit, andaj menaxheri Arsene Wenger është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Në fakt, strategu francez ka takuar yllin uruguaian, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në Angli.

Sipas mediave britanike, Wenger u takua me Cavanin në një restorant në Paris.

Por, mbetet të shihet nëse ai do të transferohet në Emirates.