Wenger sulmon Gerrardin dhe Liverpoolin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i është kundërpërgjigjur Steven Gerrardit që e këshilloi Luis Suarezin të mos transferohet në Emirates, dhe ngacmoi Liverpoolin për shitjen e uruguaianit.

Sport

01/08/2014 17:52

Arsene Wenger ka përqeshur Liverpoolin rreth largimit të Luis Suarezit derisa iu kundërpërgjigj Steven Gerrardit i cili i kishte thënë uruguaianit të mos i bashkohet Arsenalit në verën e kaluar.

Kapiteni i Liverpoolit njoftoi se ndihmoi qëndrimin e Suarezit në Anfield në edicionin e shkuar, pavarësisht interesimit të madh nga Arsenali, duke i thënë atij se është më i mirë se është tepër i mirë për skuadrën londineze.

Por, Wenger u kundërpërgjigj ndaj mesfushorit dhe ngacmoi edhe Liverpoolin për transferimin e Suarezit në Barcelonë.

“Ju kurrë nuk jeni tepër të mirë për Arsenalin dhe Steven Gerrard e di këtë”, deklaroi strategu i Arsenalit.

“Por, e kuptoj shumë mirë se ai kërkoi prej tij që të mbetet dhe deshi që të luante me të për të pasur shanse të fitojë Premierligën. Por, kjo nuk ndodhi, si do qoftë, Suarez u largua”, deklaroi Wenger.