Wenger shiste cigare

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se si fëmijë shiste cigare në një lokal që ishte pronë e familjes së tij.

Sport

10/01/2015 11:37

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur një tregim interesant nga e kaluara e tij.

Dikur ai shiste cigare në një lokal nate që ishte pronë e familjes së tij.

“Jam rritur në një lokal. Nuk mund të shikonit nga dritarja për shkak të tymit dhe kam kaluar rininë duke shitur cigare”, deklaroi ai për mediat britanike.

“Jam rritur gjatë asaj periudhe dhe kam kryer shërbimet ushtarake. Në fund të muajit, ne paguheshim nga cigaret. Kjo na nxiti ta tymosnim. E kam pirë cigaren edhe si trajner i ri”, u shpreh Wenger.