Wenger: Sezonin e ardhshëm do të jem trajner i Arsenalit ose …

Arsene Wenger ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Sport

17/02/2017 11:04

Arsene Wenger ka bërë të ditur se do të jetë i angazhuar në sezonin e ardhshëm.

Por, ai nuk e konfirmoi nëse do të vazhdojë të jetë menaxher i Arsenalit.

“Pa marrë parasysh çfarë ndodh, do të jem i angazhuar në sezonin e ardhshëm, këtu ose diku tjetër”, deklaroi ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Jam mësuar me spekulime. Jam këtu që 20 vjet. Në jetë, është me rëndësi të bëni atë që keni synim. Kam një punë publike dhe më duhet ta pranoj këtë. Të gjithë e kanë mendimin e tyre”, theksoi Wenger. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.