Wenger: Scholes, mbylle gojën

Arsene Wenger iu kundërpërgjigj ish mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Scholes pas kritikave të tij ndaj Arsenalit. Menaxheri i gjigantit londinez iu përgjigj Scholesit i cili më herët gjatë kësaj jave deklaroi se Arsenali “është me miliona milje larg nga triumfi në Premierligë” dhe dyshoi në kualitetin e lidershipit të ekipit dhe mënyrën e lojës…

Sport

28/03/2014 18:08

Arsene Wenger iu kundërpërgjigj ish mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Scholes pas kritikave të tij ndaj Arsenalit.

Menaxheri i gjigantit londinez iu përgjigj Scholesit i cili më herët gjatë kësaj jave deklaroi se Arsenali “është me miliona milje larg nga triumfi në Premierligë” dhe dyshoi në kualitetin e lidershipit të ekipit dhe mënyrën e lojës së skuadrës nga Emirates.

Wenger tha: “Nëse gjashtë pikë janë milionë milje larg, atëherë nuk e di se si është llogaritja e tij nga miljet në pikë. Secili e ka mendimin e tij, njerëz që kanë udhëhequr zero ndeshje kanë mendimet e tyre dhe ne duhet t’i pranojmë”.

“Ajo që jetoni është ajo që e bëni në fushë, gjithçka tjetër janë vetën mendime. Ne jemi një shoqëri këtu dhe vijnë mijëra mendime çdo ditë, disa janë në përkrahje e disa kundër jush. Ju duhet të mësoheni me këtë”, u shpreh ai.